Në javën e fundit të muajit shkurt është zhvilluar programi “Youth Istanbul Project 2026”. Një projekt i Universitetit Marmara në Stamboll të Turqisë dhe i organizuar nga Asociacioni studentor i Universitetit Marmara. Ky projekt është zhvilluar në Stamboll, Turqi dhe ka pasur për qëllim zhvillimin e eventeve si caseworks, workshops dhe seminare në lidhje me […]
Në javën e fundit të muajit shkurt është zhvilluar programi “Youth Istanbul Project 2026”. Një projekt i Universitetit Marmara në Stamboll të Turqisë dhe i organizuar nga Asociacioni studentor i Universitetit Marmara. Ky projekt është zhvilluar në Stamboll, Turqi dhe ka pasur për qëllim zhvillimin e eventeve si caseworks, workshops dhe seminare në lidhje me temen për Inteligjencë Artificiale (AI). Programi ka përfshirë edhe Tour përgjatë vendeve të ndryshme të qytetit të Stambollit.
Në këtë projekt kanë qenë të përfshirë grupi organizativ, grupi i hosteve apo mikëpritësve dhe grupi i mysafirëve ndërkombëtar. Mysafirët kanë qenë studentë dhe të sapodiplomuar nga vende të ndryshme të botës, e ndër ta edhe Enis Statovci nga Kosova.
Mysafirët duheshin të qëndronin në shtëpi të hosteve të tyre, dhe të merrshin pjesë në secilin aktivitet të projektit. Kështu ky projekt krijoi miqësi, mësime të reja dhe ide të ndryshme që patëm mundësinë t’i ndanim. Ishte event që bënim organizime kulturore dhe tradicionale për vendet tona. Në fund patëm edhe një garë debati mbi temën kryesore për përdorimin e Inteligjencës Artificiale, ku më pas grupi fitues u shpërblye. Në përgjithsi, ishte një eksperiencë shumë e bukur!














