Fluori është një element kimik halogjen. Në trupin e njeriut gjendet si mikroelement dhe është esencial për shëndetin e kockave dhe dhëmbëve. Fluori gjendet në ushqime dhe pije të ndryshme, përmes së cilave e marrim.Por, për arsye preventive në stomatologji, perdoret fluori në forma të komponimeve dhe produkteve të ndryshme. Kjo procedurë quhet fluorizim. Paraqet […]
Fluori është një element kimik halogjen. Në trupin e njeriut gjendet si mikroelement dhe është esencial për shëndetin e kockave dhe dhëmbëve. Fluori gjendet në ushqime dhe pije të ndryshme, përmes së cilave e marrim.
Por, për arsye preventive në stomatologji, perdoret fluori në forma të komponimeve dhe produkteve të ndryshme. Kjo procedurë quhet fluorizim. Paraqet një metodë mbrojtëse, sepse e mbron dhëmbin nga prishjet. Jo plotësisht, por të paktën siguron mbrojtje të përkohshme, sepse krijohet fluorapatiti, një komponim acidorezistent, kundër prodhimeve bakteriale. Fluori ndihmon në remineralizimin e dhëmbit, sepse tërheq jonet e kalciumit dhe fosfatit nga pështyma dhe i depoziton në smaltin e dëmtuar.
Ekzistojnë disa metoda të fluorizimit : metoda ekzogjene dhe endogjene.
Metoda ekzogjene nënkupton që fluori të aplikohet në mënyre direkte në sipërfaqen e dhëmbit, kryesisht përmes pastave, zheleve, llakut, apo formë tjetër që mund të vendoset në sipërfaqen e dhëmbit. Kjo metodë është më efikase, ngase sasia e fluorit është më e koncentruar. Në shtëpi, fluori merret pëmres pastave, pasi pasta e dhëmbëve për higjienë orale përmbanë rreth 1000-1500 ppm fluor. Ndërkaq, për format e tjera të metodave ekzogjene, ato aplikohen vetëm në kushte klinike, përkatësisht në vizitat kontrolluese dhe preventive, pasi bëhen ekzaminimet dhe vlerësimet nga ana e mjekut.
Metodat endogjene janë ato mënyra të administrimit të fluorit përmes ushqimeve dhe pijeve si kripa, uji, pikave të fluorit, qumështit. Pra, përmes gëlltitjes, kalon në sistemin tretës, mandej absorbohet në gjak dhe në mënyrë indirekte kalon në strukturat dentare për ta dhënë efektin e tyre, ndonëse efekti nuk ësht shumë i kënaqur dhe në raste nuk preferohen këto metoda për shkak të mundësisë se intoksikimit.
Fluroizimi si procedure preventivo-terapeutike është shumë e rëndësishme pë shëndetin dentar. Nga lindja deri ni rreth 6 muaj, fluori merret nga qumështi (nënës apo formulë), dhe më pas fillohet edhe me aplikimin topikal përmes pastës me rastin e daljes së dhëmbit të parë të qumështit. Flurozimi sistemik apo endogjen fillon të jepet nëse vërehet se ka nevojë, nëse uji i pijshëm apo qumështi kanë pak fluor, sigurisht se në konsultim edhe me pediatrin.
Fluorizimi profesional me llak në klinik mund të bëhet nga mosha 2-3 vjec, pasi në atë moshë edhe fëmija fillon të bashkëpunojë me mjekun, por që duhet të kihet parasysh mundësia e shfaqjes së fluorzës, e cila shfaqet më së shpeshti para moshës 8 vjecare, në kohën e eruptimit të dhëmbëve të përhershëm.