Era e keqe nga goja

Era e keqe nga goja apo ndryshe në gjuhën mjekësore Fetor Ex ore, është një gjendje klinike e karakterizuar me aromë të pakëndshme që del nga zgavra e gojës. Mund të jetë normale (gjendje fiziologjike), apo edhe jonormale e shkaktuar nga problemet shëndetësore dhe dentare. Era e keqe nga goja shpesh konsiderohet edhe një nga […]

Era e keqe nga goja

Era e keqe nga goja apo ndryshe në gjuhën mjekësore Fetor Ex ore, është një gjendje klinike e karakterizuar me aromë të pakëndshme që del nga zgavra e gojës. Mund të jetë normale (gjendje fiziologjike), apo edhe jonormale e shkaktuar nga problemet shëndetësore dhe dentare.

Era e keqe nga goja shpesh konsiderohet edhe një nga shkaqet e problemeve sociale dhe psikologjike, gjë që kontribon në zhvillimin e personalitetit dhe krijimin e rrethit në shoqëri.

Te një gjendje me erë të keqe nga goja, së pari duhet të identifikohet burimi i erës dhe shkaktari i saj. Shkaqet kryesisht ndahen në intraorale dhe ekstraorale.

Shkaktarët intraoral të erës së keqe nga goja janë : proceset gangrenoze dhe ulcero-nekrotike në gojë, pasi karaktrerizohen me prani të baktereve anaerobe dhe krijim të toksinave e materieve si amoniaku, sulfur hidriku, metil merkaptani, e të tjerë. Poashtu edhe te proceset e prishjeve të thella të dhëmbëve (kariesit të thellë), pulpitet e hapura kronike, kavitetet te të cilat grumbullohet ushqimi dhe kundërmon aroma e keqe nga putrifikimi i tyre.
Era e keqe e gojës vie edhe pas nxjerrjes së dhëmbit në ditët e para, për shkak të shpartallimit të koagulimit të gjakut.
Gjithsesi se vie era e kundërmuar edhe tek personat që nuk mirëmbajnë higjienën orale, që kanë depozitime në dhëmbë si gurë dhe depozitime të tjera, shtresime në gjuhë.

Shkakatarët ekstraoral të erës së keqe nga goja janë : sëmundjet respiratore (riniti, riniti ozena, tonsiliti, sinusiti, tumori hundës, tumori nazofaringut, sëmundjet e trakesë, bronkeve dhe mushkërive si abscesi pulmonar dhe bronkoektiazia), sëmundjet e trakti gastrointenstinal (divertikulumet e ezofagut,karcinoma e lukthit, refluksi gastrointenstinal, sëmundjeve të zorrëve), diabeti, problemet e veshkave (uremia), cirroza e mëlcise, alkooli, duhanpirja, dehidrimi.

Era e keqe mund të vie edhe nga ilacet, si antibiotikët, klorhidrati, jodi, morfina.

Diagnoza dhe vlerësimi : fillimisht ekzaminohet gjendja e pacientit, përkatësisht gjendja orale dhe vlerësohet aroma duke hulumtuar për burimin e saj. Bëhet testimi duke nxjerrur ajrin nga hunda dhe goja dhe për të parë dallimin e aromës. Në raste bëhet edhe halimetria për të matur përqëndrimin e substancave në gojë.

Mandej sipas diagnozës dhe gjetjet së shkaktarit kryesor, bëhet edhe mjekimi dhe menaxhimi i erës së keqe.

Expert Medical Content Writing Services

Elevate your healthcare brand with clear, accurate, and engaging medical content. As a dedicated medical content writer, I transform complex medical information into accessible articles, blog posts, and educational resources for patients, professionals, and the public. Trust in content that is thoroughly researched, evidence-based, and tailored to your audience’s needs.

Follow us