Çka është Bruksizmi?

Bruksizmi paraqet një aktivitet parafunksional (jonormal) i muskujve mastikator (përtypës të nofullës) i karakterizuar me kërcitje, fërkim dhe shtrëngim të dhëmbëve në mënyrë të pavetëdijshme dhe të papërmbajtur. Zakonisht shfaqet gjatë gjumit, por ka raste edhe gjatë ditës kur jemi të zgjuar. Eshtë i lidhur ngushtë me stresin, ankthin, crregullimet e gjumit, perdorimi i alkoolit, […]

Çka është Bruksizmi?

Bruksizmi paraqet një aktivitet parafunksional (jonormal) i muskujve mastikator (përtypës të nofullës) i karakterizuar me kërcitje, fërkim dhe shtrëngim të dhëmbëve në mënyrë të pavetëdijshme dhe të papërmbajtur.

Zakonisht shfaqet gjatë gjumit, por ka raste edhe gjatë ditës kur jemi të zgjuar. Eshtë i lidhur ngushtë me stresin, ankthin, crregullimet e gjumit, perdorimi i alkoolit, duhanit, por mund të jetë edhe nga crregullimet e kafshimit, pra nga kontaktet e parregullta mes dhëmbëve të nofullave.

Si vërehet se kemi bruksizëm? Bruksizmi vërehet në bazë të shenjave dhe simptomave. Simptomat më të shpeshta janë dhimbja dhe lodhja e msukujve të nofullës dhe fytyrës, sidomos në mëngjes. Pastaj vërehet kërcitje e nyjës së nofullës, dhimbje e nyjës së nofullës, ndonjëherë dhimbja reflekton edhe në vesh, ku duket sikur kemi probleme me dëgjimin dhe veshin. Dhëmbët janë më të ndjeshëm ndaj të ftohtit, të nxehtit dhe gjatë përtypjes së ushqimeve.

Në ekzaminim vërehet gërryerje e dhëmbit, plasaritje, rrafshim të teheve dhe majeve të dhëmbëve. Në raste edhe thyerje e mbushjeve ose e strukturës së vetë dhëmbit nga tensioni i kërcitjes. Mund të shihet edhe lëndim të indeve të buta, si lëndime të brendësisë së faqes nga kafshimi (mukoza bukale). Në auskultacion dhe palpacion në regjion të nyjës së nofullës vërehen krepitacionet, zhurmë dhe dhimbje e pacientit.

Si menxhohet bruksizmi? Bruksizmi menaxhohet sipas shkallës së dukjes së shenjave dhe simptomave, gjendjes klinike dhe zbatohet sipas metodave standarde të trajtimit, duke filluar nga ato më të lehta si ndryshim i stilit të jetës, fizioterapi, terapi psikologjike, terapi farmakologjike, terapi okluzale dhe aparate specifike.

Ndryshimi i stilit të jetesës nënkupton mbajtja e higjienës së gjumit dhe modifikimi i dietës. Të shmanget kafeina, alkooli, duhani në orët e pasdites dhe mbrëmbjes. Të krijohen metoda relaksuese para gjumit si banjo e ngrohtë, meditim, lexim. Shmangia e përtypjes së gjësendeve të forta si camcakëza, lapsit apo të tjera pasi rrit aktivitetin muskulor të nofullës.

Fizioterapia si fazë e terapisë së bruksizmit nënkupton ushtrimi dhe masazhe të muskujve të fytyrës dhe nofullës para gjumit, ushtrime të lehta të nyjës së nofullës, kompresa të ngrohta në nofullë për të rritur qarkullimin e gjakut dhe relaksuar muskujt e kontrahuar.

Psikoterapia në trajtim të bruksizmit është përmes disa teknikave si metoda e vetëdijësimit për mbajten e nofullës në pozitë të pushimit pa kontakt mes dhëmbëve, gjuha të prek qiellzën e fortë dhe buzët të jenë të mbyllura. Mandej është edhe terapia kognitive apo e sjelljes për të identifikuar dhe menaxhuar burimet e stresit kronik dhe ankthit.

Në rast se nuk përmirësohen me metoda të lehta të trajtimit, nevojitet farmakoterapia si relaksantë muskulorë, analgjetikë, antiinflamatorë josteroidë (nëse ka dhimbje akute). Në raste indikohet edhe botox (botulin toksina) për të ulur fuqinë kontraktuese të muskulit.

Varësisht edhe sipas gjendjes klinike dentare, pacientit i mundësohet trajtimi protetk, apo ortodontik. Duhet të bëhet ekulibrimi i kafshimit (vendet ku kafshimi kontakton parakohe eleminohen). Aplikohen aparate splintuese transparente në harkun dentar gjatë natës me qëllim të ruajtjes së kafshimit, strukturës së dhëmbit, shpërndarjen e forcave të kafshimit, ulur aktivitetin muskulor dhe penguar kontaktin e drejtpërdrejtë mes dhëmbëve.

Pamja e dhembeve nga bruksizmi.

Foto 1. Pamje e dhëmbëve të shkaktuar nga kërcitja, fërkimi dhe shtrëngimi.

Foto 2. Pacienti ankohet në dhimbje të nyjës së nofullës, msukujve dhe në regjion të veshit. Mund të ankohet edhe në probleme të dëgjimit.

Foto 3. Në brendi të faqës (mukozës bukale) vërehen shenja të lëndimit të saj nga kafshimi i faqës me dhëmbë gjatë shtrëngimit të pavullnetshëm

Foto 4. Pacienti ankohet me dhimbje të fytyrës dhe nofullës, sidomos në mëngjes duke ndjerë edhe lodhje të muskujve gjatë hapjes dhe lëvizjeve të gojës.

Foto 5. Ushtrimet fizioterapeutike, përkatësisht relaksusese ndihmojnë shumë në menaxhimin e tensionit muskulor

Foto 6. Në raste indikohet edhe injektimi i bottulin toksinës (botox) në muskulin shkaktar për të ulur spazmat

Foto 7. Një metodë shumë e mirë dhe e shpeshtë e menaxhimit të brukzimit është aplikimi i splinteve transparente

Expert Medical Content Writing Services

Elevate your healthcare brand with clear, accurate, and engaging medical content. As a dedicated medical content writer, I transform complex medical information into accessible articles, blog posts, and educational resources for patients, professionals, and the public. Trust in content that is thoroughly researched, evidence-based, and tailored to your audience’s needs.

Follow us